I ftuar ditën e sotme në komisionin e Ligjeve është kreu i SPAK Arben Kraja, i cili ka bërë një përmbledhje vjetore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) gjatë vitit 2021.
I pyetur nga anëtarët e komisionit rreth vendimeve të DASH për të shpallurit non grata, Kraja refuzoi të përgjigjej duke thënë se e ka të ndaluar me ligj shprehjen e një opinioni të tillë.
Pyetja: Si e ka çmuar SPAK nga këndvështrimi i kompetencave të tij vendimin për të shpallurit non-grata?
Kraja: S’mund të jap përgjigje sepse me ligj e kemi të ndaluar të shprehim opinion për institucionet e tjera për vendimmarrjen e tyre, kushdo qoftë të brendshme apo të jashtme.
Pyetje: A janë ndryshimet ligjore ndihmuese në punën tuaj?
Kraja: Na janë shtuar dy kompetenca që do të thotë se është shtuar puna më shumë. Pa diskutim që është lehtësuar puna sepse korrupsioni i vogël që na kishte mbingarkuar u hoq dhe u vendos një limit për shumën mbi 50 mijë lekë të reja dhe vetëm atëherë është kompetencë e jona. Mendoj që duhet parë çështja e prokurimeve publike duhet rritur shuma që të na ndihmojë neve që të fokusohemi në çështje më të mëdha si koncensionet. padyshim ndryshimi ligjor për 5 mijë lekëshet që na u hoq qe një ndihmesë e madhe.
Kjo përmbledhje vjetore vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme, SPAK ndërmori aksion në disa qytete të vendit, pas 32 urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO. Aksioni është zhvilluar në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan. Sipas informacioneve, 13 urdhër-arreste janë vetëm në Elbasan, një prej qyteteve më të nxehta të krimit në vend. Janë në kërkim personazhe të njohur të botës së krimit si Ervis Martinaj në Lezhë, Suel Çela dhe Kamber Mehja në Elbasan, apo Fatos Gosa në Peqin. Disa prej personave në listën e SPAK tashmë janë në burg.
Top Channel