“Non grata” gjermane/ Berisha minimizon Kirschbaum, por Bardhi reagon: Është izolim i PD-së

20/05/2022 19:50

Rikthimi i Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike është i padëshiruar jo vetëm nga amerikanët.

Tashmë edhe miqtë e tij të dikurshëm, gjermanët, të cilët nuk e braktisën as në vitin 2019, duket se mendojnë njëlloj si Uashingtoni: se Partia Demokratike është më mirë pa Sali Berishën. Por, dy ditë para votimit që pritet ta sjelle atë ne krye të partisë, Berisha u përpoq të minimizonte qëndrimet  e raportuesit CDU/CSU për Ballkanin, Gunther Krichbaum, të cilit ai iu referua thjesht si një deputet.

“Keqardhje që një deputet i Bundestagut, i CDU/CSU  i lejon vetes ose mendon se mund të ndërhyje në një proces të lirë të një partie simotër, ftoj Krichbraum të ndërmarrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të tij nëse gjen një fakt një provë të vetme për të faktuar atë shpifje dhe trillim të mafies së Soros dhe të Edi Rames”, tha Berisha.

Gunther Krichbaum paralajmëroi se me rikthimin e Sali Berishës në Partinë Demokratike, partnerët europianë do të viheshin në lëvizje dhe si pasojë do vihej në pikëpyetje anëtarësimi i saj në gjirin  e  Partisë  Popullore Europiane. Por thelbin e thirrjeve të deputetit gjerman e theksoi më saktë Gazment Bardhi.

“Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, tha Bardhi.

Reagimin e tij, Gazment  Bardhi e shoqëroi me raportin e Parlamentit Europian per vitin 2021, i cili mbështet  sanksionet e  SHBA-së për personat e shpallur ‘non-grata’ dhe i bën thirrje Bashkimit  Eurpian që  të ndërmarrë të njëjtin akt.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA