Murati është një djalë nga Turqia, i cili hyri në program për të gjetur dashurinë. Ai u rikthye sërish në Për’puthen për të treguar disa detaje, nga jeta e tij pas programit.

Ish-konkurrenti doli çift me Olën, një lidhje e cila përfundoi shumë shpejt. Murati tha se ishte një vendim i nxituar deklarimi i tyre dhe pas daljes nga programi kanë komunikuar shumë pak, derisa i kanë dhënë fund.

Ai u shpreh se në momentin e fundit që janë takuar ka qenë në sallonin e tij, ku pasi kishte parë një foto të Olës me një djalë tjetër kanë vendosur përfundimisht të ndahen.

Tashmë ai është në një njohje me një vajzë tjetër shqiptare, teksa uron të kenë një martesë sa më shpejt. Murati tha se ka zgjedhur një vajzë nga Shqipëria sepse vajzat turke janë shumë xheloze.

Top Channel