Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel u prit nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare.
Pasi foli për një sër zhvillimesh që prej vizitës së tij të parë në Tiranë theksoi nevojën e dhënies të një energjie të re të përshpejtimit të integrimit evropian. Pikërisht këtë energji të re nuk e shikon te mbledhja e parë ndërqeveritare e vendit tonë me BE, por përmes një statusi të ri për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne po bëjmë përshpejtimin e integrimit tashmë dhe nuk duhet të presim derisa të plotësohen tërësisht negociatat për anëtarësim në qershor. Ne do të kemi një takim të 27 udhëheqësve të Bashkimit Europian, me ju dhe me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk mund të presim për vendim përfundimtar për anëtarësimin. Na duhet të kemi një platformë politike dhe kjo mungon. Duhet të kemi rregullisht pjesëmarrje në nivel udhëheqësish apo ministrash nga Ballkani Perëndimor. Kemi diskutuar sot me kryeministrin një ide atë të antarëve të asociuar në BE. Kjo është një qasje e përafërt, një objektiv që ne dëshirojmë të kemi formatet e duhura në mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin.”
Idenë e diskutuar të antarit të asocuar të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në BE e avancoi më tej kryeministri Edi Rama.
“Integrim në aspektin politik të pjesmarrjes.Të bashkëjetojmë si një komunitet i njëjtë. Idea Antarit të asociuar po merr më shumë mbështetje. Nuk e di kur do të matrealizohet. Kjo është një gjë fantastike.”
Charles Michel shprehu mbështetje për Ballkanin e Hapur duke uruar që edhe vendet e tjera ti bashkohen. Ndërsa kryeministri Rama tregoi se çfarë mesazhesh mori për këtë iniciativë në vizitën e një dite më parë në Berlin.
“Që Gjermania është kundra Ballkanit të hapur ushqim për nivel lokal. Gjermania kërkon gjithëpërfshirje.”
Top Channel