Këngëtarja Semi Jaupaj ka publikuar këtë të martë këngën e re, në bashkëpunim me Yllin Limanin.

Pasi la shtëpinë e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj e zhgënjyer nga miku i saj Donald Veshaj që mbylli romancës me Bora Zemanin, publikoi këngën “Mos u kthe”.

Artistja i këndonte një historie dashurie që ka përfunduar dhe ajo nuk e kërkon më dhe sot, në “Më lër të flas”, ajo pranoi se këngë ka qenë një dedikim. E frymëzuar nga çfarë kishte parë dhe përjetuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo shkroi këtë këngë.

Ylli Limani ishte një ndjekës i Big Brother VIP. Duke ditur dhe bëmat e tua, biseduam mes miqsh, dhe doli kjo kënga. Kështu që po, është dedikim”, tha Semi.

“Dedikim ë? O Zot, nuk e dija, qenka dedikim. Po këtë e di dhe bufi”, u përgjigj Donaldi.

Unë aty brenda kur e dëgjova mendova se më duan të vdekur”, tha ai më tej.

Jo, është keqkuptuar”, sqaroi këngëtarja.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel