Modelja ruse, Ariana Lirey ka pasur një lidhje të gjatë me reperin shqiptar Don Xhoni. Një lidhje e cila pati një ndarje të bujshme dhe reagime të shumta nga të dyja palët.

Lajmi për ndarjen u konfirmua nga ata në rrjete sociale, ndërsa së fundmi modelja është pyetur në InstaStory për Don Xhonin. Ndjekësit nuk kishin nguruar ta pyesnin Lirey nëse mendonte ndonjëherë për reperin.

Modelja e nisi përgjigjen me një korrigjim për emrin e përmendur në pyetjen, teksa përmend emrin e gjatë të Don Xhonit, e cila është Xhonatan.

Më pas ajo ka nisur të përgjigjet, ndërsa shkruan se nuk mund të shkruajë keq për dikë që ka qenë e lidhur prej një viti duke shtuar se do të jetë e lumtur nëse ai ka ato që dëshiron.

“Ai është Xhonatan, jo Don. Nuk mund të them asgjë të keqe për dikë që kam qenë në lidhje për rreth një vit. Ai është djalë i mirë, është një artist. Ai është akoma i ri, ka një jetë të tërë përpara. Do të jem e lumtur nëse ai ka gjithçka ashtu siç dëshironte. Rrugët tona u ndanë disa muaj më parë, dua të jetoj tani. Nuk kemi nevojë të jemi më të lidhur”, tha modelja.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel