Ancelotti “i vë syrin” mesfushorit të Interit, Reali “zgjidh qesen” për t’i plotësuar dëshirën

20/05/2022 22:12

Me Luka Modric e Toni Kroos që janë drejt perëndimit të karrierës futbollistike, Reali i Madridit është hedhur në kërkim të një tjetër mesfushori dhe emri më i preferuar për Ancelottin, duket se është një italian.

Bëhet fjalë për futbollistin e Interit, Nicolo Barella, që është titullar i padiskutueshëm te zikaltrit dhe Italia, teksa në tre vitet e fundit ka njohur një rritje të konsiderueshme, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e tij.

Klubi spanjoll është gati të paguajë 60-70 milionë euro për të marrë Barellën në Madrid dhe kënaqur trajnerin Ancelotti, megjithatë negociatat me Interin nuk janë aspak të thjeshta për disa arsye.

Më kryesorja është që zikaltrit kanë ndërtuar ekipin rreth mesfushorit italian dhe jo më kot gjatë këtij sezoni i zgjatën kontratën deri në verën e 2026-ës, duke i rritur ndjeshëm edhe rrogën vjetore.

Nga ana tjetër edhe vetë mesfushori sard nuk preferon një largim nga Milano, pasi ka ndërtuar tashmë familjen e tij dhe ndihem më mirë në atdhe./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA