28 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 nga 703 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

14 raste të reja kanë rezultuar në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Patos, Lushnjë, Sarandë, Konispol, Përmet, Tepelenë, Korçë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 239 qytetarë aktivë me Covid 19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,066 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Maj 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 66
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 703

Testime totale 1,821,469
Raste pozitive 275,802
Raste të shëruara 272,066
Raste Aktive 239
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141
Fier 26
Korçë 16
Vlorë 14
Gjirokastër 12
Shkodër 12
Elbasan 6
Lezhë 5
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2

Top Channel