Mikela dhe Ritvana dikur ishin shoqe shumë të mira, por sot gjithçka ka ndryshuar në marrëdhënien e tyre. Gjithçka ka nisur me pëlqimin që të vajzat kishin për Erionin, ndërsa sot të dyja ish-konkurrentet u rikthyen për të sqaruar gjithçka.

Para disa kohësh Ritvana me anë të një videoje për Mikelën ku tregonte një armëpushim midis tyre, pavarësisht se gjërat nuk qenkan mbyllur me aq.

Vajzat u ulën për të diskutuar, por pak çaste më pas Mikela u ngrit nga karrigia, duke folur me tone të larta zëri.

Mikela tha se Ritvana e ka ofenduar në rrjete sociale dhe i ka shkruajtur vazhdimisht Erionit për të, ndërsa këtë gjë nuk ia toleron.

Kundërpërgjigja erdhi edhe nga Ritvana e cila e akuzon Mikelën se ka njollosur emrin e saj me komente në vende të ndryshme.

Kjo situatë krijoi shumë debate në studio, ndërsa ish-konkurrentet shprehen se kjo nuk ka qenë një shoqëri e vërtetë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel