Kreu i SPAK, Arben Kraja në një konferencë për mediat tha se gjatë hetimit të SPAK he aksionit të RENEA-s dhe Forcave Speciale janë grumbulluar prova, ndërsa veprojnë mes tyre tetë grupe kriminale.
Ai shtoi se janë 18 procedime që janë bashkuar në një dosje të vetme.
“Përkushtimi i policisë nën drejtimin e prokurorive, të grumbullohen prova në drejtim të ngjarjeve kriminale, prokuroria e posaçme, më 14 prill për veprat vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, në vijim janë grumbulluar të dhëna në lidhje me vrasje, vrasje të mbetura në tentative, vjedhje me dhunë, vepra, shkatërrim prone, janë tërhequr dhe studiuar doje, janë 18 procedime dhe u bashkuan në një të vetëm, të dhënat e reja u evidentuan të dhëna të autorëve. Janë tetë grupe të strukturuara kriminale”, tha Kraja.
Pjesë e këtij hetimi ishte edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
“Pa diskutim do të bëhem hetimet për të gjithë grupet, e kemi filluar këtë punë, janë vende të tjera për të bërë kontrolle, kushdo që do të ketë pasuri të paligjshme do t’u nënshtrohen, ishte e përfshirë edhe Byroja Kombëtare e hetimit. Janë katër oficerë dhe kanë bërë një punë shembullore. Është një proces grupi i dytë po bën trajnimin, më 15 qershor do mbarojë dhe do të jenë të gatshëm”, tha Kraja.
Kreu i policisë së Shtetit, Gledis Nano theksoi se operacioni vijon ende për të bërë të mundur kapjen e të kërkuarve.
“Ky është operacion, se hetimi ka filluar pas çdo ngjarje, jemi akoma në zhvillim, të vendosur të vazhdojmë përballjen me çdo individ apo grup për të pasur një ambient më të qetë”, tha ai.
Në lidhje me pyetjen nëse është i penduar i drejtësisë Nuredin Dumani, Kraja preferoi të mos jepte përgjigje.
Ndërsa kreu i BKH-së u shpreh se hetimi ka nisur që në vitin 2011.
“Veprime intensive,hetimi ka nisur që prej vitit 2011 deri 2022. Janë disa dosje, janë bashkuar dhe vijon hetimi, një pjesë janë ekzekutuar dhe një pjesë jo”, tha ajo.
Top Channel