Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se së shpejti do të nisë verifikimi i pagës së deklaruar dhe stilit të jetesës, me synim që të parandalohen evazionet fiskale.

Nuk mund të shtëpi e makina të shtrenjta, për sa kohë ke një rrogë që nuk i justifikon ato, deklaroi kryeministri. Por si do të bëhet gjurmimi i stilit të jetesës? Ekonomisti Pano Soko, në një analizë për emisionin “Top Talk”, thotë se para se të hetohet stili i jetesës së qytetarëve, vetë kryeministri duhet të tregojë të ardhurat dhe shpenzimet që bën, ashtu sikurse duhet të bëjnë të gjithë deputetët dhe ministrat.

Shikon njerëz që lëvizin me AMG, Mercedez tipi i fundit fare, apo ka dy tre shtëpia dhe kanë gjithë jetën pa punë. Modeli i të gjithë këtyre janë fëmijët e deputetëve, fëmijët e ministrave, që i shikon rrugëve të Tiranës me makina nga më të shtrenjtat. Ndiq “Instagram-in” e tyre i shikon sa në Dubai, sa në Singapor, me 1 milion e 200 mijë lekë rrogë”.

Soko i drejtohet direkt Edi Ramës, kur thotë se “stilin e jetës vërtet ma kërkon mua, por kërkoja njëherë vetes o zotëri, ato kollaret e shtrenjta që vesh, të gjitha veshjet firma të shtrenjta”.

Edhe pizhamet që flenë gjumë i kanë firmë e shtrenjtë, shton me ironi ekonomisti.

Fëmijët që i çojnë në shkolla dhe dalin me makina të shtrenjta rrugëve ku i gjejnë, me 1.2 milion lekë që marrin. Justifiko ti stilin e jetës, që ta bëjnë më pas ata që rrinë pas teje, ta bëjnë drejtorët, ministrat dhe pastaj kërkoja njerëzve të thjeshtë. I dimë shumë mirë, mos të përmendim emra, fëmijët e deputetëve, ca janë të fortë, ca janë gangstera, ca janë me makina nga më të shtrenjtat, ca i shikon në ‘Instagram’, ca i shikon në televizor”.

Top Channel