Ritvana është ish-konkurrentja e Për’puthen, ndërsa sot është rikthyer me shumë gjëra të pathëna në program. Ajo ka pasur shumë debate në studio të cilat kanë ndikuar edhe në vendimin e saj për tu larguar e vetme nga programi.

Një ndër situatat që u përmend sërish në këtë rikthim të saj,  ishte akuza që Argjeni hodhi për të. Ai e ka akuzuar se kanë pasur diçka më tepër jashtë programit, por këto pretendime u hodhën plotësisht poshtë nga Ritvana.

Pavarësisht se ka pasur takime me Argjendin, ajo shprehet se pas situatave i ka ndërprerë plotësisht marrëdhëniet.

“Nëse do të kishte ndodhur gjë me Argjendin do ta kisha pranuar. Ishte shpifje. Doja ta çoja deri në gjyq”, tha Ritvana.

Ajo nuk e kaluar akoma këtë situatë, ndërsa shprehet se kjo është mbyllur për momentin për shkak të mamasë së saj. Ata kanë hedhur vazhdimisht kunja për njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke lënë të nënkuptohet se është një çështje e hapur.

 

 

 

Top Channel