Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Plot 32 urdhërarreste janë firmosur një ditë më parë nga gjyqtarja e Posaccme Atalanta Zeqiraj, kërkesë e cila i është drejtuar prokurorëve të SPAK.
Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel, se operacioni i koordinuar nga FNSH, dhe RENEA është shtrirë sot në disa qytete të vendit, si në Elbasan, Tiranë, Peqin e Kavajë.
Në kryeqytet forcat e policisë kanë rrethuar zonën në një kompleks te Liqenit të Thatë, dhe te stadiumi Dinamo, ndërrkohë i gjithë qarku i Elbasanit ka qenë i “pushtuar” nga forcat RENEA.
Burimet thanë për Anila Hoxhën se janë të paktën 6 dosje që janë bashkuar dhe janë zbardhur disa vrasje.
Por ndërsa kontrollet nuk kanë mundur të vënë në pranga bosët e krimit, gjyqtarja Zeqiraj ka firmosur urdhër arreste për Ervis Martinajn, Suel Çelën e Florenc Çapjen, të cilët janë shpallur në kërkim.
Është kapur me akuzën e vrasjes në Peqin nga forcat e RENEA-s në kuadër të operacionit të SPAK, Fatos Goca, që akuzohet për vrasje në kuadër të grupit kriminal, ndërsa ka persona të tjerë të shpallu në kërkim dhe që konsiderohen si pjesë e krimit të organizuar të akuzuar për një sërë vrasjesh jo vetëm të kohëve të fundit, por edhe vrasje të vjetra. Në rrjetat e përgjimit kanë rënë gjithashtu edhe oficerë policie.
Top Channel