Po kryente riparime, bie nga tarraca 65-vjeçari në Tepelenë dhe ndërron jetë

18/05/2022 14:20
Foto ilustruese

Një 65-vjeçar në Tepelenë ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të mërkure, pasi është rrëzuar nga tarraca e banesës së tij.

Mësohet se 65-vjeçari B. Z., po kryente disa riparime në tarracën e banesës së tij dhe ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga rrëzimi.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Top Channel