Inside Story/ Farsa e moratoriumit/ Lejuan prerjen e pemëve për dru zjarri. Bashkitë licensuan 180 kompani

18/05/2022 23:25

Për të shpëtuar pyjet nga kjo situatë katastrofe në vitin 2016-ë, qeveria vendosi moratoriumin 10 vjeçar.

Në nenin 2 të këtij moratorium thuhet se “Objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, tregtimi i produkteve të tij, ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit, si dhe i qymyrit të drurit”.

Paradoksalisht në nenin 3 përjashtohen nga ky detyrim rastet e “shfrytëzimit të lëndës drusore për plotësimin e nevojave të banorëve të bashkive për dru zjarri”.
Është kjo arsyeja që edhe pse kemi moratoriumin në fuqi, në të gjitha bashkitë e vendit janë të licencuara rreth 180 kompani private që kanë të drejtë të presin dru zjarri për nevoja të pushtetit lokal.
Ky është një treg që nuk mungon lënda e parë, si ajo që grabitet nëpër pyje po ashtu edhe importi. Kjo duket nëse I referohemi numrit mjaft të madh të bizneseve që merren me importin, tregtimin dhe përpunimin e drurit. Sipas INSTAT në vitin 2018 janë plot 1488 biznese që operojnë në këtë sector që gjendet nën moratorium prej 2016-ës. Që sopata mbi pyje nuk është ndalur këtë e tregojnë edhe të dhënat e INSTAT për eksport e viteve të fundit.
Siç shihet edhe nga tabela, nëse përgjatë vitit të parë të moratoriumit, ka një përmirësim, por shifrat e eksporteve kanë ardhur sërish në rritje.

Ekspertët konsiderojnë se kjo e dhënë është vetëm maja e ajsbergut, pasi sipas tyre bashkitë raportojnë vetëm 10% të sasisë së drurëve që presin.
“Sot kemi një moratorium që funksionon vetëm pjesërisht edhe sot që jemi në moratorium Shqipëria vazhdon eksporton edhe pse sasia që presim është më e vogël se sasia që rritet. E dyta kemi informalitet të lartë në raportim. Nëse do të hapim regjistrat e bashkive se sa lëndë drusore është shitur është shumë herë më e vogël se ajo që pritet. Një informalitet që luhatet nga 80-90%” u shpreh Abdulla Diku, Ekspert mjedisi
Por vetë Ministria e Mjedisit konsideron se pas moratorimit ka një përmirësim të jashtëzakonshëm të situatës.

Referuar të dhënave për INSIDE STORY Ministria e mjedisit thotë se ka “shpëtuar” 700 ha pyje nga prerja për dru zjarri dhe ka konservuar për 7 vitet e moratoriumit rreth 4000 ha me pyje.
Paradoksalisht megjithëse prej 7 vitesh kemi një motratorium në fuqi, Ministria e Mjedisit vazhdon të miratojë ccdo vit projektet për shfrytëzimin e pyjeve për dru zjarringa bashkitë, në shlkelje të plotë të ligjit, për ekonomi pyjore pa plane menaxhimi.
Nga ana tjetër ky proces, pra dhënia e lejes për prerjen e pyjeve për dru zjarri, ka qenë si oksigjen për bashkitë, që nuk kanë plotësuar detyrimin ligjor për hartimin e planeve të menaxhimit duke vetëlejuar abuzimet në pyje.
Inside Story mëson se nga 416 ekonomi pyjore të decentraliazuara në 61 bashki, 372 prej tyre nuk kanë plane menaxhimi, dhe vetëm 8% e tyre e kanë të qartë se si do të sillen me pyjet.

Krejt ndyshe, ekspertët mendojnë se edhe pas moratoriumit shkatërrimi i pyjeve në shqipëri ende vazhdon, por ai është i paevidentuar dhe i pambikqyrur.
Ata fajësojnë reformën në pyje e ndërmarrë në vitin 2016, kohë kur pyjet kaluan në administrimin e bashkive. Në analizën që bëhet, bashkitë e kanë marrë këtë të drejtë “de facto” por “de jure” kanë administratë të reduktuar, nuk kanë përvojë në mbarështimin dhe mbrojtjen e pyjeve. Stafet përkatëse të pyjeve që janë në varësi të bashkive kanë logjistikë më të dobët, nuk kanë aftësi kontrolluese, kështu që dëmtimet e pyjeve janë të paevidentuara.

“E para janë në zona të largëta që do të thotë që janë bashki të varfëra, që skanë kapacitete dhe burime të mjaftueshme qoftë njerëzore qoftë financiare për ti menaxhaur, dhe nga ana tjetër vetë interesi i këtyre bashkive për ti mirëmenaxhuar. Sepse pylli është parë si një thjesht një valvul shfryrjeje për varfërinë” u shpreh Genti Kromidha , Instituti për ruajtjen e natyrës

Top Channel