Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi ditën e sotme vendimin për arrest me burg për 16 persona të përfshirë në në trafik, prodhim dhe kultivim të drogës, si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale.
Hetimi për këta persona ka nisur tre vite më parë ndërsa sot janë dënuar me burg 16 të pandehurit, përkatësisht:
Përgjatë 36 muajve hetime, SPAK arriti të provojë veprimtarinë kriminale të pesë grupeve të ndryshme, për të cilët Gjykata e Posaçme firmosi 42 masa “arrest në burg”, mes tyre edhe dy efektivë policie, 1 “arrest shtëpie” dhe 1 grua nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Arrestimi i këtyre personave u bë në shtator të 2019 në kuadër të operacionit “Limit”, që u krye nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet greke.
Top Channel