Covid 19 përveç se prekte sistemin nervor duke bërë që pacienti të humbte nuhatjen dhe shijen, ka përkeqësuar situatën edhe me sëmundje të tjera kokës të cilat kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.

Mosdiagnostikimi në kohë ka bërë që sëmundjet neurokirurgjikale siç janë tumoret në kokë të agravohen.

Në një vit kryhen 300 ndërhyrje kirurgjikale tumorale në kokë vetëm në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT.

Sëmundjet tumorale në pjesën më të madhe kanë lidhje me gjenet familjare pra trashëgohen, por faktor tjetër që lidhet me shkakun e tyre janë ekspozimi ndaj rrezatimeve radioaktive , apo dhe substanca të tjera toksike. Por si nisin sëmundjet tumorale dhe cilat janë simptomat që duhet të çojnë pacientin tek mjeku ?
Për herë të parë specializantë të rinj nga vende të Europës janë mbledhur në Tiranë për t’u njohur me teknikat më të fundit të ndërhyrjeve neurokirurgjikale.

Top Channel