Nga Ndroqi, ku sot u përurua lagjja e re e Programit të Rindërtimit, nga e cila përfitojnë 74 familje, kryebashkiaku Erion Veliaj i ktheu përgjigje opozitës edhe për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.
Veliaj tha se ata që bëjnë sikur “kujtohen” për Teatrin, janë po ata që dje akuzonin për ndërtime kullash edhe në projekte të tjera të mëdha, por sot janë shpifës me vendim gjykate.
“Unë e di se sa herë që ka projekte, ka gjithmonë zëra që i fryjnë politikës e mundohen t’i përdorin njerëzit si mish për top. E kam parë këtë kudo! Sot po lexoja statuset e këtyre që tani u kujtuan për teatrin, me demek thonë do bëhen kulla.
Janë të njëjtët njerëz që humbën gjyqin për shpifje edhe për shkollën “Sami Frashëri”, ku thanë do bëhen kulla; edhe për këndin e lodrave, ku thanë se do bëhen kulla; edhe për Pazarin e Ri, kur thanë se do bëhen kulla; edhe për Kalanë, e për të gjitha ato hapësira që sot janë bërë hapësira të jashtëzakonshme, që ia kanë shtuar vlerën pronës,” u shpreh Veliaj.
Top Channel