U aksidentua 3 ditë më parë, ndërron jetë 21-vjeçari, nëna në gjendje të rëndë

17/05/2022 16:27
Foto Ilustruese

21-vjeçari që u aksidentua tre ditë më parë në fshatin Hot i Ri të Shkodrës, ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Suad Milani po udhëtonte së bashku me nënën, me motorçikletën e tij, në fshatin Hot i Ri, në momentin  që është përplasur me një automjet.

Përplasja ka qenë e fuqishme dhe nënë e bir kanë përfunduar në spital.

Sot, ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra ndërsa nena vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

Policia e Shkodrës nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me ketë aksident.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA