Roma vjen në finalen e madhe të Conference leagues përballë Feynordit pas 31 vitesh në një finale europiane pas asaj të vitit 1991 të Kupës UEFA që humbi përballë Interit me shifrat 2-1.

Ndërkohë Ernesto Aliciko, sot 86 vjeç, ish-mjeku Romës për më shumë se dy dekada tregon për Top Channel se çfarë do të thotë një finale europiane për ta.

Ernesto Alicicco: Kam punuar për 24 vite si përgjegjësi i stafit mjeksor të Romës. Kemi fituar në ato vite trofe të shumtë, 2 kampionate, 3 Kupa të Italisë dhe kam qenë prezent në atë finale të Kupës së Kampioneve që e humbëm në mënyrë të pafat me penallti me Liverpool në Romë. Ajo skuadër për mua ka qenë mjekësia e futbollit.

Po cila ishte Roma e atyre viteve?

Ernesto Alicicco:  Në atë kohë tek Roma luanin lojtarë të madhej si Falkao apo Bruno Konti që kanë bërë historinë e Romës, ndërkohë trajner ishte i madhi Lidholm që u zëvendësua më pas nga një tjetër trajner i madh si Karlo Macone. Këtë të fundit e kam pasur edhe shok skuadre pasi përpara se të bëhesha mjek isha futbollist me Maconen.

Kë i kujton Mourinho i sotëm Aliciccos?

Ernesto Alicicco:  Mourinjë është një vijë e mesme mes më të mirit të macones dhe të madhit Lidholm. Ai ]shtë një psikolog i mirë dhe kjo i ka bërë mirë lojtarëve. Duhet tja dijmë si për meritë që po e kthen Romën si në kohët e dikurshme kur stadiumet ishin plot. Do të shohësh që edhe në Tiranë do të vijnë shumë romanist për të parë ndeshjen, nëse do të arrijnë të gjithë ta shohin.

Si e shihni Romën në këtë finale të rradhës europiane në Tiranë?

Ernesto Alicicco:Roma vjen në finalen e madhe të Conference leagues përballë Feynordit pas 31 vitesh në një finale europiane pas asaj të vitit 1991 të Kupës UEFA që humbi përballë Interit me shifrat 2-1.

Top Channel