Javën e kaluar u mbajt “Eurovision 2022”, ndërsa Ronela Hajti me këngën “Sekret” përfaqësoi Shqipërinë. Këngëtarja performoi në gjysëmfinalen e parë, por nuk arriti të kalojë në finale.

Performanca e saj energjike u pëlqye shumë, njëkohësisht u pasua edhe me komente negative, kryesisht nga shqiptarët.

Disa e kanë konsideruar performancën e saj jo të denjë për Eurovision duke komentuar këngën veshjen dhe gjithçka tjetër.

Pas gjithë këtyre komenteve ka reaguar sërish këngëtarja përmes një postimi në InstaStory, ku i quan i “opinionistë të kalbur” ata që kanë vijuar me reagimet negative, pas pjesëmarrjes në festival.

“Po paskeni qenë të vdekur për t’u kapur me mua…Opininonistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin…Turp!”, ka shkruar Ronela.

 

FOTO GALERI
1/1

Top Channel