Gruaja më e moshuar e botës, feston ‘e kënaqur’ 128-vjetorin (fotot)

17/05/2022 17:11

Johanna Mazibuko raportohet se ka festuar kësaj jave ditëlindjen e saj të 128-të, duke thënë se për jetëgjatësinë e saj e kanë ndihmuar dieta e qumështit dhe e barishteve të freskëta.

Gruaja nga Afrika e Jugut që celebroi ditëlindjen e saj të dyshimtë besohet se është tashmë personi më i vjetër në jetë.

Dokumentet e indentitetit që ajo mban thonë se ka lindur në 1894.

Prej atëhere ajo llogaritet se ka jetuar në kohën e kolonializmit britanik, në epokën e aparteidit dhe më pas gjatë dy luftërave botërore.

Johanna, e cila jeton në Klerksdorp, i tha gazetarëve se është rritur në një fermë misri në qytezën e Ottosdal dhe është më e madhja e 12 fëmijëve.

“Kemi jetuar shumë mirë në fermë, nuk kishim asnjë problem”, tregon ajo, edhe pse nuk dëgjon mirë, por është mjaftueshëm e pavarur sa për të lëvizur vetë nëpër shtëpi.

Ajo shpesh ulet për të treguar kujtime nga jeta e hershme, pasi ato i ka më të thjeshta për t’i kujtuar.

Gruaja thotë: “Më martuan me një burrë më të madh. Gruaja e tij e parë kishte vdekur. Ai ishte një burrë i pavarur, kishte kuaj e lopë. Unë milja lopët dhe bëja gjalpë që më pas e shisja.

“Ai burrë më trajtonte mirë dhe më bënte të harroja jetën e mëparshme. Nuk kisha nevojë për asgjë”.

Gruaja thotë se ka lindur shtatë fëmijë me Stawana, dy prej të cilëve janë të gjallë sot. Ajo mburret gjithashtu me rreth 50 nipër e stërnipër.

Komuniteti i Johanna në Afrikën e Jugut po përpiqen që mosha e gruas të njihet formalisht nga Libri i Rekordeve Guinness.

Së fundmi Johanna ka thënë se nuk është e sigurtë se si ka arritur një moshë kaq të madhe.

“Kur të vdes dua që për mua të therrin një lopë, dua të më varrosin mirë, që të mos i bezdis njerëzit më”.

FOTO GALERI
1/5
Johanna Mazibuko raportohet se ka festuar kësaj jave ditëlindjen e saj të 128-të

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA