Gjyqtarja që do të shqyrtojë në Gjykatën e Apelit çështjen e përplasjes së palëve të PD-së është Elona Toro.

Gjykata e Tiranës më 22 prill pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues dhe duke pranuar të drejtën e ankimit.

Beteja do të zhvillohet tashmë në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt, ku Gjykata pranon si palë në proces, nënkryetarin e PD-së Alibeajn.

Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muça vendosi pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur më 17 Korrik 2021.

Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri vendosi që organi zyrtar i PD të jetë Komisioni i Rithemelimit, për të cilin është paraqitur ankimim nga Alibeaj

Kujtojmë se Agron Zhukri vendosi: Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

Gjykata e Apelit gjithashtu u bëri thirrje palëve politike që të mos ndërhyjnë në institucionet e drejtësisë.

DEKLARATA

Gjykata e Apelit Tiranë, duke vlerësuar maksimalisht të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve, kryesisht ato të lirisë së shprehjes dhe mendimit, sjell në vëmendje të opinionit publik se ato duhet të ushtrohen në respekt të të drejtave po aq themelore, që konkurrojnë me to. Gjykata është e vetëdijshme për rolin e partive politike në një shoqëri demokratike, ndaj çdo debat publik mbi organizimin, mbarëvajtjen dhe ushtrimin e rolit të tyre në zhvillimin e shoqërisë, mbart në vetvete çështje të interesit publik.

Nga ana tjetër, po aq i rëndësishëm në një shtet të së drejtës është respektimi nga cilido i pavarësisë,  autoritetit, legjitimitetit të pushtetit gjyqësor, si dhe shmangia e deklarimeve apo sulmeve që cenojnë besimin e publikut te trupa gjyqësore. Referuar deklaratave tashmë të bëra publike, që shkojnë përtej debatit të brendshëm partiak, apo edhe opinioneve të shfaqura lidhur me këto zhvillime, Gjykata e Apelit Tiranë, e përgjegjshme për funksionin që i është ngarkuar, konsideron të papranueshëm çdo reagim dhe deklarim paragjykues, sulmues apo denigrues që synon të ushtrojë ndikim në marrjen e një vendimi të caktuar mbi këto çështje.

Për një shtet të së drejtës, sulme të tilla ndaj gjyqtarëve dhe gjykatave, të cilat perceptohen si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në veprimtarinë gjyqësore përpara marrjes së vendimeve prej tyre, janë të papranueshme ligjërisht dhe kushtetutshmërisht. Gjykata është dhe do të mbetet autoriteti i vetëm, që ka pushtetin dhe përgjegjësinë në dhënien e drejtësisë, ndaj si e tillë duhet respektuar. Gjykata e Apelit Tiranë garanton cilindo se do të shqyrtojë me përgjegjshmëri, objektivitet, drejtësi dhe transparencë çështjet që i janë referuar për shqyrtim, duke mirëpritur çdo vërejtje konstruktive lidhur me veprimtarinë gjyqësore, por duke mos pranuar asnjë sulm denigrues ndaj saj, që lidhet drejtpërdrejtë me ushtrimin e funksionit dhe të misionit për të cilin është ngarkuar nga Kushtetuta.

“Rithemelimi” është ankuar në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Blerina Muça, e cila pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të gjyqtarit Zhukri.

Prej kohësh vijojnë përplasjet brenda PD për shkak të vendimeve të dy gjyqtarëve, njëri prej të cilëve njeh Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish kryetari Lulzim Basha ndërsa tjetri njeh Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

Për këtë arsye, Gjykata e Tiranës ka sqaruar vendimet e marra nga Blerina Muça dhe Agron Zhukri për Partinë Demokratike duke thënë se do të pritet vendimi i formës së prerë.

NJOFTIM PER MEDIA (1)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA