Zgjedhjet për kryetar të rinj të PS në 61 bashkitë/ Rama bën thirrje për kandidatura: Emrat do kalojnë në dy filtra

16/05/2022 19:17

Partia Socialiste ka hapur sot procesin për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të partisë në 61 bashkitë.

Hapja e procesit ka nisur nga Qarku i Tiranës, ku janë ftuar të gjithë anëtarët e PS-së të cilët do të paraqesin kandidaturat e tyre.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, tha se procesi për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të partisë në 61 Bashkitë është i rëndësishëm. Ai tha se pret emra për kandidatura, të cilat do kalojnë në dy filtra.

Qëllimi është që procesi të jetë i hapur dhe konkurues. Kemi pasur më shumë se një rast, ku proceset janë mbyllyr dhe kanë degraduar në riciklimin e së njëjtës gjë. Ne morën një vendim duke ndjekur nëj diskutim, që ta nisim procesin me zgjedhjen e kryetarëve me 61 bashkitë për ta pasur si fazën e parë, për të shkuar te organizatat ku zgjedhjet nuk janë zhvilluar, ose janë zhvilluar pa kritere. Arsyeja themelore për ta zhvilluar këtë proces është e natyrës politike. E kemi diskutuar shpesh me njëri tjetrin,  për mua është një shqetësim që duhet adresuar nga lidershipi partisë në të gjithë territorin se nuk duhet lënë që kryetarët e partisë të jenë të papolitizuar ashtu siç duhet. Puna e të cilëve, fokusohen tërësisht në në natyrën administrative, pothuajse e vendin kryesor e zë trajtimi i ankesave të njërit dhe tjetrit. Ne kemi larguar nga duart e partisë, policinë e shtetit, mësuesit, kemi larguar trupën e infermierëve se mjekët nuk kanë qenë sfidë si me rastet e tjera. Kemi respektuar të gjithë administratën publike. Prej disa vitesh tanimë, kjo është një histori e tejkaluar, pavarësisht rasteve sporaditke. Jemi në situatë qëndrueshmërie, ku ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë, e bën edhe më të pakuptimtë dhe dëmtues rolin e kryetarëve të partisë që i ka mbetur ora po atje. Aspekti tjetër, kryetarët e partisë që janë drejtpërdrejt tëe vendosur dhe i përgjigjet drejt për drejt kryetarët e bashkisë. Është e pakuptimtë të jenë një, kur detyrat janë të ndryshme. Ne na duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit, jo vetëm kur vjen fushata elektorale. Flas për angazhimin e partisë në mënyrë të vazhdueshme në territor, si zëdhënëse e gjithë gjërave që na bëjnë ne bashkë, si zëdhënëse e identitetit tonë, e qëllimeve tona dhe e mënyrës si ne mendojmë për çështje të caktuara. Nëse ka diskutime politike në territor, këto zhvillohen vetëm kur deputetët, drejtuesit e qarqeve, apo ministrat mbase, janë aty dhe mund të jenë në situatë të caktuar, por përgjithësisht nuk diskutohet fare. Diskutimet janë të mbyllura dhe teknike dhe kjo nuk mund të vazhdojë kështu, por kjo kërkon kohën e vet. Duhet të garantojmë një proces të hapur, të gjithë që mendojnë se mund të ofrojnë kandidaturën e tyre për të drejtuar PS në 61 bashkitë pastaj në njësitë bashkiake, edhe në Tiranë. Të identifikojmë kandidatët më të mundshëm, kandidatët të kalojnë në dy filtra“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA