Analisti Dritan Hila e ka cilësuar presidentin aktual Ilir Meta, si një “kurban” të SPAK-ut.
I ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, analisti komentoi artikullin e gazetës austriake ‘Kronen Zeitung’, e cila hodhi akuza ndaj presidentin Ilir Meta për një lobim prej 700 mln dollarësh.
“Një gazetë kaq e madhe mund të përdoret nga qendrat e mëdha të fuqisë nëse përdoret për Ilir Metën, një reformë që i ka kushtuar 200 mln dollarë amerikanëve, që tu iki pa një kokë”, tha Hila.
Me këtë deklarate ai la të nënkuptohej se duhet përballja me drejtësinë, duke e konsideruar presidentin si një “kurban”, pasi sipas tij, Berisha nuk shkon për shkak të moshës. Ai theksoi se reforma miliona euroshe është bërë për të futur në burg politikanët e gradës së lartë.
“Reforma në drejtësi 200 mln dollarë nuk u bë për që tu ikin ca gjynahqarë që nuk mbahen mend. Publiku e di që në këtë derxhe ka një problem prandaj ka mbetur vendi më i varfër në Europë. Ka ndodhur për shkak të kësaj klase politike që ka 30 vjet. Dikush në burg do shkojë. Berisha nuk shkon se është në moshë”, u shpreh Hila.
Për sa i përket presidentit Meta, ai tha se e pret një betejë e gjatë ligjore përpara dhe se jo vetëm Berisha dhe Meta mund të përballen me drejtësinë por edhe kryeministri Rama, pasi hyn tek njerëzit e fuqishëm.
Top Channel