Kërkesa për diskutim mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe rezultoi me mungesë të një takimi trepalësh mes Kosovës, Serbisë e BE-së të premten e kaluar.
Rikthimi i ASK-së në tryezë të bisedimeve nga pala serbe merr shkas nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në Kosovë këto po shihen si arsyetime të palës serbe, që të ndikojnë dialogun.
Megjithatë vlerësohet se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të pengojë procesin e dialogut.
Ndërkaq, sipas zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ishte momenti i duhur për aplikim.
Para katër ditësh, Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Serbia e kundërshtoi duke bërë thirrje edhe për çnjohje të Kosovës.
Top Channel