Një aksident me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari në fshatin Fierseman të Divjakës.

Dion Dervishi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka rënë në kanal.

Viktima banues në Remas, Divjakë ishte duke  drejtuar automjetin tip “Ford” kur ndodhi aksidenti fatal.

“Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga”, sipas policisë.

Top Channel