Karriera e suksesshme muzikore e Ronela Hajatit, ka pësuar edhe “disfata”.

Si të tillë, Ronela kujtoi sonte në “A live night” periudhën që iu desh të shkëputej nga muzika për një sërë arsyesh si keqmenaxhimi, apo besimi i njerëzve jo të duhur.

Ronela tregoi se në fundin e vetit 2015, iu desh të niste gjithçka nga zeroja, për shkak të shkëputjes që pati nga tregu muzikor.

Pata një pushim, jo për dëshirën time. Pasi realizova disa këngë, disa të suksesshme për kohën, disa nuk ecën siç doja. Keqmenaxhimi, besimi i njerëzve jo të duhur, çoi në suspancë muzikore që showbizzi shqiptar nuk të fal nëse kalon një periudhë të gjatë pa nxjerrë këngë. Nëse kalon 7-8 muaj pa këngë, zhdukesh duhet ta nisësh nga zero. Në fund të 2015-tës isha për të nisur çdo gjë nga zero, ndihesha keq, ndihesha një zero në muzikë. Nuk më pëlqen asnjëherë vetja jam gjithmonë kritike e vetes’, tregoi Ronela në “A live night” në Top Channel.

Top Channel