Një klan majmunësh të egër kanë prishur disi planet e pushimeve të një çifti që donin të relaksoheshin në ‘xhakuzin’ e hotelit, kësaj jave në jug të Tailandës.
Çifti sapo u kthyen në dhomën e tyre të hotelit në rezortin luksoz Krabi, duke shpresuar për një banjë të nxehtë kur zbuluan majmunët që festonin në vaskën e tyre.
Ata u habitën kur panë primatët që lëshonin klithmat karakteristike teksa laheshin në pishinë duke ndjekur njëri-tjetrin.
Pamjet tregonin majmunët që kërcenin nga gardhi brenda në ujin e ngrohtë të pishinës duke u zbavitur.
Por megjithë lojrat e tyre dashamirëse ata shkaktuan edhe dëme duke thyer një dritare të hotelit dhe çifti u detyrua të ndërronte dhomë.
Në videon e postuar në Facebook, majmunët shihen që kënaqen në “lodrën” e tyre të re, duke notuar në ujë e duke kërcyer në të prej një peme aty pranë.
Pushuesit që nuk dëshironin të emëroheshin, thanë se nuk ishte faji i hotelit për hyrjen e paautorizuar të kafshëve.
Top Channel