Zgjedhja e presidentit, Prezenca e OSBE-së: Një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit

13/05/2022 10:08

Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.

Ende nuk ka një emër konkret nga ana e palëve, ndërsa pritet të diskutohet rreth profilit dhe kritereve që duhet të plotësojë kreu i ri i shtetit.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u takua me Mesila Dodën, kryetaren e grupit parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” e Shpëtim Idrizin dhe kreun  e grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediun.

Negociatori nga radhët e demokratëve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj refuzoi ftesën e Ballës.

Top Channel