Familja Kardashian i është shtuar listës së zezë të Ferrarit, pasi ato tashmë nuk mund të blejnë makinat e tyre luksoze.

Prodhuesi italian i makinave ka një listë të zezë në të cilën përfshihen të famshmit që nuk mund t’i blejnë makinat e tyre dhe në këtë bëjnë pjesë edhe Kardashians.

VIP-at  si Justin Bieber, Floyd Mayweather dhe të famshëm të tjerë si familja Kardashian, nuk mund të blejnë makinat e Ferrarit.

Kjo tregon se Ferrarit nuk i intereson nëse ke para, por nëse ndërhyn në prodhimet e tyre i shtohesh listës së zezë.

Para pak kohësh këngëtari Justin Bieber iu shtua listës së zezë të Ferrarit, pasi modifikoi sipas dëshirës pamjen e makinave të tyre. Bieber ndryshoi ngjyrën e makinës së tij dhe më pas e nxori në ankand.

Top Channel