Debatet për qëndrimin ndaj Srebrenicës/ Rama: Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga i “damgosuri” me bojë i Shqipërisë

13/05/2022 17:09

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar ditën e sotme përmes një postimi në “Facebook” rreth debatit që po komentohet nga dita e djeshme, ku me shumicë të votave, mazhoranca votoi kundër idesë së hedhur nga Berisha për dënimin e krimeve serbe në Srebrencë.

Kjo çështje ka provokuar politikisht ujërat jo vetëm të Shqipërisë por edhe më gjerë dhe ka pasur reagime si nga serbët por edhe nga boshnjakët e kroatët.

Rama ka publikuar videon e fjalës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku ka shkruar se po e publikon këtë video për të gjithë personat që budallallepsen me fjalët e Berishës, të ciline quan si damkosur botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë.

Ky reagim i Ramës vjen pasi deputetët socialistë votuan kundër një rezolute për dënimin e krimeve dhe genocidit serb në Srebrenicë, një iniciativë kjo e deputetëve mbështetës të Berishës.

Kaq ka mjaftuar që Sali Berisha përmes një fjale me ngjyra të forta nacionaliste të shpërthente në akuza ndaj shumicës socialiste.

Top Channel