Pas takimit përfundimtar në studion e Për’puthen, deklarata e Neritanit solli shumë komente dyshuese nga opinionisti, Arjan Konomi.

Ai dyshon se deklarata e Neritanit ishte si lamtumirë dhe se ai e ka kuptuar që Alesja nuk ka ndjenja për të.

Kjo gjë u hodh poshtë nga Alesja dhe Neritani,  të cilët shprehen të bindur për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë programit.

Arjani: Mos ishte një lamtumirë

Neritani: Nuk ishte lamtumirë

Arjan Konomi: Mua kjo mu duk si lamtumirë. Neritani e ka kuptuar që ti nuk ke pikë ndjesie dhe ai e ka kuptuar këtë gjë (i drejtohet Alesjas). Doni të dilni në mënyrë të bukur. Nuk e di nëse midis jush ka vazhdim

Alesja: Mund ta shkëpusnim ktu shumë bukur me Neritanin por jo, ne duam ta bëjmë ndryshe. Duam  ta provojmë edhe jashtë. Ne nuk jemi të dashuruar, por pëlqehemi dhe ndihemi mirë në praninë e njëri-tjetrit

Arjan Konomi: Shumë mirë ndiheni, do pini nja tre herë kafe dhe u mbyll

Alesja: Nuk jemi në çift, por po njihemi më shumë me njëri-tjetrin

Top Channel