Dita e infermierëve/ Rrëfimi i 54-vjeçares që shërben nëpër fshatrat e Gramshit
12/05/2022 12:21
22 vite infermiere në zona të thella të Gramshit, e megjithatë Ruzhdie Xheka nuk ndihet e lodhur.
54 vjeçarja dikur u diplomua si ekonomiste, por dëshira për t’i shërbyer njerëzve e ktheu drejt infermierisë. Në shumicën e rasteve i duhet të ecë me orë të tëra për t’i shërbyer pacientëve, siç kujton rastin e një fëmije 15 vjeç që u pickua nga nëperka dhe rrezikonte jetën.
Teksa mijëra infermierë të rinj po i drejtohen Gjermanisë, Ruzhdia thotë se vlerësimi i këtij profesioni nuk është aty ku duhet.
Në Ditën Botërore të Infermierit, Shqipëria përballet me sfidën për t’i mbajtur dhe motivuar infermierët e rinj të cilët në masë po largohen nga vendi.
Top Channel