Performanca live e Ronela Hajtit me këngën “Sekret” u publikua mbrëmjen e djeshme në faqen zyrtare të “Eurovision 2022”.

Vetëm në pak orë kënga ka marrë më shumë se 723 mijë klikime në YouTube, ndërsa klipi i këngës e publikuar nga faqja zyrtare e Eurovisionit para dy muajsh, numëron mbi 3.5 milionë shikime.

Kjo është kënga e dytë më e klikuar,  pas asaj të Ukrainës, e cila ka mbi 948 mijë klikime.

Kënga e saj ritmike është pëlqyer shumë jo vetëm nga publiku i “Eurovision 2022”, por  nëpër botë.

Pavarësisht se nuk kaloi në finale, performanca e Ronelës bashkë me trupën e baletit u pëlqye shumë.

Kjo ishte një ndër performancat më ritmike, e cila i dhuroi publikut pozititvitet.

Pas publikimit të shteteve të cilat u kualifikuan në finalen e madhe të “Eurovision 2022”, një mori komentesh kritikuese  kanë ardhur nga ndjekësit të cilët prisnin që Shqipëria të ishte patjetër në listë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA