Foto/ “Ka dalë dielli”, moderatorja e Top Channel nis pushimet, Françeska Rustem dhuron ‘show’ nga deti
Këngëtarja Çilieta Xhilaga ka treguar dashurinë që ka për futbollistin Alban Hoxha, me të cilin është në romancë prej shumë vitesh.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Çiljeta u shpreh se po të mos ishte Albani, do i rikthehej karrierës dhe nuk do të kishte mashkull tjetër për të. Sipas saj, të jesh nënë e një djali është më e vështirë se e një vajze dhe ajo kurrë nuk do ia lejonte vetës që i biri ta shihte me dikë tjetër veç Albanit.
“Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin. Unë shoh pak larg. Po të mos e kisha unë do rikthehesha karrierës dhe do rrisja djalin, nuk do kisha mashkull tjetër në jetën time. Unë nuk i bëj të dyja. Mua dua të lë dy çuna në shtëpi. Të jesh nënë e një djali, është më e vështirë sesa të jesh nënë e një vajzë. Nuk do e lejoja që djali të më shihte me një burrë tjetër veç Albanit”, tha Çiljeta.
Top Channel