Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar pas vendimit, për të mos kaluar në finalen e “Eurovision 2022”.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo është shprehur se edhe po  të ishte në sërish në finale do të mbetej e fundit.

Këngëtarja shprehet e kënaqur nga dashuria e madhe që ka marrë nga ndjekësit të cilët kanë pëlqyer këngën e saj.

Me një foto nga prapaskenat Ronela shihet e lumtur pavarësisht vendimit, për të ndërprerë rrugëtimin e saj në “Eurovision 2022”

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova turmën! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! TE DUA”, shkruan Ronela në postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Top Channel