Britney Spears ka shkaktuar shqetësim të madh te 41 milionë ndjekësit e saj, pasi postoi 12 foto nudo të saj në llogarinë personale në Instagram .

Foto nga hera e fundit që kam qenë në Meksikë, para se të kishte një fëmijë brenda meje” , ka shkruar këngëtarja shtatzënë, teksa ka publikuar tre pastime me foto të ndryshme nudo.

Duket se ndjekësit e saj në komentet e tyre shprehën shqetësim për yllin e estradës 40-vjeçare, duke u shprehur se kjo tregon shumë për gjendjen e saj psikologjike, pasi fotot ishin thuajse të njëjta.

“Kjo vajzë është e sëmurë, thërret për ndihmë”, ka shkruar një ndjekës, ndërsa një tjetër ka shkruar: “Jam i sigurt që kujdestaria e ka fajin”.

Këngëtarja e “Toxic” shkoi në Meksikë për pushime me partnerin e saj Sam Asgari, kur janë realizuar këto foto. Çifti tashmë është në pritje të fëmijës së tyre të pare.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel