Anullohet ngritja e avionit turk në Izrael kur pasagjerëve u dërgohen imazhe aksidentesh ajrore në celularë (fotot)

10/05/2022 17:33

Kapiteni i një avioni të linjave turke AnadoluJet ka anulluar dje ngritjen nga aeroporti kryesor i Izraelit pasi pasagjerëve iu dërguan në celularët e tyre imazhe aksidentesh të frikshme ajrore që shkaktuan panik mes tyre.

Autoritetet ajrore të izraelit thanë se avioni ishte duke kryer një ndalesë të shkurtër furnizimi në aeroportin Ben Gurion, kur ndodhi incidenti.

Zyrtarët zbritën pasagjerët dhe ekuipazhin dhe bagazhet e tyre u rikontrolluan.

Autoritetet thanë se disa të rinj izraelitë ishin identifikuar si përgjegjës për manovrën e panikut, dhe po merreshin në pyetje. Avioni ishte rinisur disa orë më vonë pas marrjes së lejes së fluturimit nga autoritetet.

Avion tip Boeing 737, kishte 160 pasagjerë dhe sapo ishte duke u ngritur kur pasagjerët njoftuan ekuipazhin për marrjen e mesazheve të çuditshme në celularet e tyre. Kapiteni u informua dhe vendosi rikthimin në terminal.

Agjencia vendase Hebrew Ynet tha se imazhet e panikut ishin shpërndarë me aplikacionin AirDrop, një shërbim i kompanisë Apple për të dërguar informacione nga një aparat Apple te tjetri në distanca të shkurtra. Të gjitha imazhet e panikut ishin marrë vetëm nga aparate iPhone, thuhej në raport.

Pamjet provokuese tregonin një avion të linjave Turkish Airlines të përplasur në Holandë në vitin 2009 dhe një tjetër përplasje në SHBA në vitin 2013, shkruante rrjeti izraelit.

Pasagjerët u njoftuan më vonë të riktheheshin në avion pas inspektimit, ose nëse dëshironin të qëndronin në Izrael.

Javët e fundit ka pasur mjaft probleme ose vonesa të papritura në aeroportet evropiane, kohë që përkon me periudhën e pushimit dhe largimit të qytetarëve drejt destinacioneve të ndryshme turistike.

FOTO GALERI
3/3
Autoritetet thanë se disa të rinj izraelitë ishin identifikuar si përgjegjës për manovrën e panikut, dhe po merreshin në pyetje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA