Në pamje shihen momentet e rënda kur një urë e lashtë në Pakistan shembet nga ujërat e vërshimeve masive që kanë lënë dhjetra njerez të bllokuar.
Nuk është raportuar ende për viktima pas shembjes së strukturës nga vërshimet e fuqishme në fshatin të dielën në fshatin Hassanabad.
Vala e fundit e të nxehtit në rajonin me akullnaja ka shkaktuar lëshim të sasive të mëdha të ujit në zonat rrethuese.
Rreth 22 familje janë detyruar të largohen nga shtëpitë tha komisioneri vendas Usman Ali duke shtuar se një urë e përkohshme po ndërtohet deri në largimin e ujit nga liqeni.
Meteorologu skocez Scott Duncan tha se të tjera vërshime mund të priten.
“I nxehti i zgjatur në Pakistan ka ndihmuar në shkrirjet e ujërave akullnajave ndërsa në ditët në vijim temperaturat mund të kalojnë 50°C në Azinë jugore.
Zyrtarët thanë se përmbytje të tilla janë një rrezik dhe për Bangladeshin, i cili gjendet më poshtë rrjedhës nga akullnajat dhe rrugët e tjera ujore që vijnë prej Himalajave. / Metro.co.uk/
Top Channel