Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka përfunduar ndërsa kryetari i përkohshëm i grupit Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije pas mbledhjes disa detaje.

Alibeaj u shpreh për gazetarët se gjatë mbledhjes së ditës së nesërme në Konferencën e Kryetarëve nuk do të ketë asnjë negociatë dhe se draft i propozuar nga grupi parlamentar i PD-së nuk është përfundimtar.

Do duhet të jetë një antikomunist. Ky vend pas 30 vitesh nëpërkëmbjeje do të duhet së pari të japë një shenjë të fortë energjike. Kam përshtypjen se kjo është çështja që ka turbulluar shumë çështje, jo të shitur te Rama, jo të blerë. Kjo parti beson në vlerat e saj të themelimit që në 90. Nxjerrja e tyre ne pah nuk është gjë tjetër përveç se për të kthyer vlerat në shoqëri. Ajo që dua ta përsëris është kjo gjë. Opozita ka legjitimitetin për të marrë pjesë në proces dhe për të propozuar një figurë që nuk ka lidhje me diktaturën. Sigurisht edhe kritere të tjera, integriteti që të jetë i pashantazhueshëm. E kuptova që ju ka pëlqyer propozimi jonë. Tjetra që është e rëndësishme, kolegët menduan dhe unë jam bashkë me ta, për të mos e konsideruar final këtë draft, pasi mund të përmirësohet, një proces konsultimi sa më i gjerë që do të finalizojë qëndrimin tonë personal

Këtë draft nuk do e çojmë nesër para socialistëve, nuk është negociatë, është thjeshtë konferenca e kryetarëve, nuk ka lidhje për negociata, nga aleatët tanë do të ketë negociata.

Tabaku ishte online, i kam pyetur të gjithë e kam marrë konfirmimin. Unë besoj se është e udhës që të gjithë deputetët që s’kanë marrë pjesë kanë vlerësuar që kontaktet të drejtëpërdrejta me mua të mos i bëjnë publike.”- tha Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA