Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” u shpreh se Prokuroria nuk ka bërë punën e duhur me çështjen e “21 Janarit”, ku u vranë katër qytetarë të pafajshëm.

Taulant Balla: Plumbi që është nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës sipas ekspertëve nga policia. Di që ka angazhim për idenfikimin e asaj predhe që i ka shkaktuar vdekjen, nuk është mbyllur, është në duar, Prokuroria nuk ka bërë punën e duhur, prandaj është një arsye më shumë për t’i bërtitur SPAK-ut. Juridiksioni i SPAK, çdo politikan është juridiksion më vete. Ka një deklarim të Berishës, i cili ka dhënë elementë të reja të 21 janarit. Nëse SPAK nuk e thërret Berishën për atë që ka thënë për çështjen e një shumen të madhe parash nga Gazprom, kam të drejtë të ngre akuza se SPAK është i paaftë.

Sokol Balla: I paaftë apo i trembur?

Taulant Balla: I trembur do e them kur SPAK të mbarojë mandatin e tij 9-vjeçar.

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së, për performancën e deritanishme gati tre-vjeçare, duke edhe nxitur debat.

Më pas në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi tha se ka informacione të besueshme se Rama është i përfshirë në hetime ndërkombëtare dhe përmes shantazhit i kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA