Policia ishte dislokuar sot në rrugët e kryeqytetit të Sri Lanka, Kolombo pasi presidenti shpalli sërish gjendjen e emergjencës.
Greva e përgjithshme e të premtes ka ndaluar të gjithë vendin ndërsa studentët protestues jashtë parlamentit u goditën me ujë me presion e gaz lotsjellës nga policia.
Gjendja e emergjencës nga presidenti Rajapaksa, është e dyta brenda pesë javëve mes demonstratave popullore prej krizës së paprecedentë ekonomike të vendit.
Pas disa javë protestash të ashpra vendi jugor aziatik me 22 milionë banorë, është krejtësisht i pezulluar teksa kërkon largimin e qeverisë.
Ligjet aktuale të emergjencës i japin fuqi forcave të sigurisë të arrestojnë të dyshuar për periudha të gjata, pa detyrime gjyqësore.
Rajapaksa shpalli fillimisht emergjencës më 1 deri më 14 prill pak pasi mijëra protestues tentuan të bastisin rezidencën e tij në kryeqytet.
Por protestat nuk janë shuar por përkeqësuar, të nxitura nga kriza më e rëndë ekonomike në vend që prej pavarësisë në 1948.
Shpallja e re e emergjencës vjen teksa mijëra demonstrues janë ngujuar jashtë zyrës bregdetare të presidentit ndërsa grupe të tjera kanë sulmuar banesa të ministrave të tij në pushtet.
Top Channel