Jordania thirrje Izraelit të ndalojë bastisjet në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalem (fotot)

07/05/2022 21:22

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë, Haitham Abul Foul tha sot se “Të gjithë 144 hektarët e Mesxhid al-Aksa janë vende adhurimi për besimtarët muslimanë”

Jordania ka reaguar ndaj bastisjeve të hebrenjve fanatikë dhe policisë izraelite në Mesxhid al-Aksa dhe i ka bërë thirrje qeverisë së Tel Avivit që të ndalojë bastisjet, shkruan agjencia shtetërore turke Anadolu Agency.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jordanisë, Haitham Abul Foul bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me bastisjen e kolonëve fanatikë hebrenj në Mesxhid al-Aksa.

Në deklaratë, Abul Foul tha: “Të gjithë 144 hektarët e Mesxhid al-Aksasë janë vende adhurimi për muslimanët”.

“Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë. Abul Foul deklaroi se vizitat jo-muslimane në Mesxhid al-Aksa duhet të organizohen nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit”, shjtoi ai.

Abul Foul i bëri thirrje Izraelit që të ndalojë këto bastisje dhe të respektojë shenjtërinë e Al-Aksës.

Bastisje nga hebrenjtë fanatikë

Rreth 600 kolonë fanatikë hebrenj, të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e Mesxhid al-Aksa në Jeruzalemin Lindor në mëngjes, me pretekstin e ditës së themelimit të Izraelit.

Rreth 50 palestinezë që protestonin kundër bastisjes së hebrenjve në Al-Aksa u arrestuan nga policia izraelite.

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar ndërmjet Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë faltore e shoqëruar nga policia.

Duke i përshkruar këto hyrje force si ‘bastisje’, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit deklaron se kjo cenon sovranitetin e muslimanëve./ Anadolu/

FOTO GALERI
1/3
Jordania ka reaguar ndaj bastisjeve të hebrenjve fanatikë dhe policisë izraelite në Mesxhid al-Aksa duke i bërë thirrje qeverisë së Tel Avivit që të ndalojë bastisjet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA