“Demat tërbohen” nga festa bardheblu, thyejnë stolat dhe përleshen me policinë

07/05/2022 22:28

Tri vite më parë, Partizani triumfonte në derbin ndaj Tiranës dhe niste zyrtarisht festën e titullit kampion, ndërsa mbrëmjen e sotme historia u përsërit në “Elbasan Arena”, por në krahun e kundërt.

Bardheblutë kishin nevojë vetëm për një fitore, që të shpalleshin matematikisht kampionë dhe e morën atë ndaj Partizanit me përmbysje 2-1, duke nisur zyrtarisht festën e titullit të 26 në histori.

Por festa në “Elbasan Arena” nuk u prit aspak mirë nga tifozët e Partizanit, ndonëse para tribunës ku ishin vendosur “guerrilsat”, u zhvendos prej minutës se 80 një numër i konsiderueshëm forcash policie.

Këta të fundit u përpoqën të mbajnë nën kontroll dëshpërimin e tifozëve të Partizanit, që shpërthyen në thyerje stolash dhe hedhje sendesh në fushë, por pa arritur të prishin festën e bardhebluve, që kishin pushtuar fushën.

Rivaliteti në të tilla raste është i kuptueshëm, por sjellja e tifozëve të Partizanit nuk është padyshim në nivelin e pritshmërive, pasi në fund të fundit, bëhet fjalë për një garë futbolli, ku dhuna e vandalizmi nuk kanë aspak vend./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA