Klubi anglez, Chelsea është në orët e fundit të presidencës Abramovich.
Londinezët do të nisin një epok të re, me një grup të ri pronësie, të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss, për të blerë klubin.
Bëhet fjalë për një investim marramendës, 2.5 miliardë £ për blerjen e plotë (të gjitha aksionet). Presidenti Rus, Roman Abramovich nuk do të përfitojë asgjë, pasi shuma do të depozitohet në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila më pas do të dhurohet (100%) për bamirësi dhe diçka e tillë është pranuar nga vetë presidenti aktual i londinezëve.
Gjithsesi, për momentin, palët janë në pritje të miratimit nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që të ardhurat të transferohen nga llogaria bankare e ngrirë e MB.
Përveç kësaj, pronarët e rinj të propozuar do të investojnë 1.75 miliardë £ të mëtejshme në arkat e klubit. Kjo përfshin investime në Stamford Bridge, akademi, ekipin e femrave dhe financimin e vazhdueshëm për Fondacionin Chelsea.
Shitja pritet të përfundojë në fund të majit, duke iu nënshtruar të gjitha miratimeve të nevojshme, ndërsa Abramovich ka gati “valixhet” dhe Chelsea është gati për të hapur një faqe të re në historinë e saj./supersport
Top Channel