Shkarkohet Arjan Ndoja! Prokurori me lidhje me krimin, u përfshi në një atentat

06/05/2022 15:13

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit largoi nga drejtësia prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, i cili iu nënshtrua procesit vetëm për dy kritere. Pikërisht aftësitë profesionale dhe papërshtatshmëria e figurës i kushtuan karrierën prokurorit që dy vjet më parë  u vendos në qendër të një atentati me armë zjarri.

KPK vlerëson se gjatë asaj ditë në automjetin që u godit me armë zjarri gjendej edhe një person i papërshtatshëm si Aleksandër Laho, i konsideruar nga vettingu si lidhje e dyshimtë e prokurorit. Kundërshtimet e Arjan Ndojës ku pretendoi se nuk kishte informacion mbi të shkuarën e Lahos, ndryshe {Rumi) nuk u konsideruan nga vettingu.

Ashtu sikurse gjetjet mbi disa dosje hetimore të cilat Ndoja këmbëngul se ishte një prokuror që hetoi edhe nën presionin e qeverisë. Megjithatë prokurori i shkarkuar e kishte një mesazh që sidomos pas largimit të tij nuk ka lidhje me parashikimin  e kohës.

“Mbas bubullimave vjen shiu.”- tha Arjan Ndoja

Mbas atentatit ku humbi jetën Andi Maloku, shoferi i prokurorit, Arjan Ndojës iu vendosën truproja , të cilit sipas ligjit duhet të ruajnë atë derisa të shprehet KPA,qëështë shkalla e dytë e vettingut .

Megjithatë, Arjan Ndoja e konsideron të dhënë vendimin edhe nga KPA, për sa kohë përmend se stacioni i radhës do të jetë Strasburgu.

 

Top Channel