Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë i jep urimet pasueses me ngjyrë ‘gay’, Karine Jean-Pierre (fotot)

06/05/2022 20:03

Sekretarja në largim e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki i dha sot urimet pasueses së saj në post Karine Jean-Pierre, që bëhet personi i parë homoseksual dhe me ngjyrë në këtë post.

Por mediat konservatore vërejtën menjëherë problemin e konfliktit të interesit me emërimin e ri, pasi Karine është prej kohësh në një lidhje ’gay’ me gazetaren e CNN, Suzanne Malveaux.

Karine jeton me të dashurën e saj lexuese lajmesh dhe kanë së bashku një vajzë 7 vjeçare.

E emëruara e re me origjinë nga Haiti, është mirëpritur në postin e ri, por gjithashtu ka lënë dyshime për paanshmërinë e saj dhe të Malveaux.

Skandalet e fundit të rrjetit CNN sollën shkarkimin e gazetarit  Chris Cuomo, prej influencimit nga i vëllai guvernator Andrew Cuomo, i përfshirë në skandale seksuale.

Foxnews shton se sekretarja në largim Jen Psaki, shkaktoi zhurma të ngjashme njëanshmërie pasi u zbulua prej disa javësh se do të punësohej nga rrjeti pro-qeveritar MSNBC.

Pak pas njoftimit të emërimit, redaktori i rrjetit të  djathtë Breitbart Alex Marlow, komentonte: “Ky është shembulli i paster i mediave të mëdha që flenë në një krevat me qeverinë për të cilën raportojnë lajmet”.

FOTO GALERI
1/5
Jen Psaki i dha sot urimet pasueses së saj në post Karine Jean-Pierre, që bëhet personi i parë homoseksual dhe me ngjyrë në këtë post.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA