Nisma dixhitale/ Rama: Fund radhëve në banka për shërbimet, pagesat me eAlbania. Shumë shpejt fazë tjetër me transportin publik

06/05/2022 12:15

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme nga kryeministria ku ka njoftuar se bankat e nivelit të dytë do ti bashkohen revolucionit digjital për të lehtësuar pengesat dhe vonesat e shërbimeve siç u bë me shërbimet publike me dokumente.

Ndër të tjera, Rama ka zbuluar se së shpejti do të nisë një fazë tjetër edhe me transportin publik ku nuk do të ketë më bileta letre dhe të gjitha do të bëhen online për urbanët edhe për autobusët ndërqytetas.

“Siç duhet ta dini prej 1 majit nuk ka më sportele fizike të administratës dhe të gjitha shërbimet ofrohen online.

Mbeten fizikisht 5% e shërbimeve për të cilat është e domosdoshme prania e personit. Teknologjia akoma nuk na ka dhënë një zgjidhje se si mund të martohemi online por do të vijë edhe kjo. Në të njëjtin raport për fat të keq Shqipëria merr një vlerësim të ulët për IComers, kur vjen puna tek bankat ne jemi të fundit. Në rajon se në pjesën tjetër po se po.

Radhët në banka që në sabah me njerëz që i orienton një roje, nuk janë ngjarje të përditshme të kontinentit. Ne jemi këtu për t’ju thënë që Shqipëria nuk mund të jetë në një vend të lartë klasifikimi. Natyrisht kjo është mrekullia e teknologjisë që i jep mundësinë një vendi që të bëje kapërcime të mëdha në një kohë të shkurtër, Nga ana tjetër jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave. Çdo muaj shumë sipërmarrje për të paguar TVSH dhe sigurimet shoqërore të punonjësve. Një ritual që nuk ju vjen mirë as juve ta keni tek dera e bankës.

Qytetarët po ashtu derë më derë të bankave jo ke radhën ti jo unë, sikur është radha e qumështit spo sportelet e deri djeshme që ishin një turp. Ndërkohë sot qytetarët kanë një lehtësi në e-albania, është normale të ankohen për bankat. Nuk ka pse një qytetar që ka një kartë krediti të niset për tek dera e bankës për të paguar për një shërbim publik. Siç bën tek e-albania mund të kryejë edhe pagesën. Më në fund shumë shpejt do të hyjmë në një fazë tjetër me transportin publik ku nuk do të ketë bileta letër dhe e gjitha do të bëhet online, siç bën çdo qytetar rreth nesh për biletat ndërqytetase dhe urbanët. Kjo do të thotë jo lehtësim shërbimi por rritje cmimi, Qeveria subvencionon mbi 5 mln euro.

Si mundet në t’iu themi atyre që do ta merrni on line shërbimin dhe do paguani komision. Janë bërë dsikutime teknike dhe s kanë dalë në rezultat, se këtu është cështje vullneti. Gjë që është krejt normale.

Qeveria e Shqipërisë, kabineti e kishte gati të gjithë sistemin për të hequr letrat dhe për ti ndërtuar të gjitha proceset në rrugë dixhitale dhe vazhdonte prodhonte akte në letër. Dhe i gjithë procesi i edukimit sensibilizimit nuk ka dha rezultat deri ditën që u ndërpre sistemi i letrave. Rezultati një javë u desh që gjithcka të funksionojë normalisht pa letra.

Kjo është arsyeja e ndërprerjes së sporteleve në një ditë. Ndërkohë që gjendja civile ka disa vite që certifikatën ta lëvrojë on line, Shqipëria vijonte të prodhonte në letër. 1.5 mln certifikata vazhdonin jepeshin. Dhe shkuam iu morëm letrat nga duart dhe printerat dhe shërbimi vijon kështu që ngarkime shkarkime mandatesh, nëpër copa letrash, janë absolutisht të papranueshme më dhe kështu, rritet vlerësimi për Shqipërinë, por ulen kostot. E di që bankat për fitimin nuk njohin ‘nënë e babë’, por jo deri këtu.

Bankat e nivelit të dytë, kanë kosto 5-20% për cdo pagesë të kryer në sportel apo e banking dhe është  e pamundur të përballojmë ankesat e qytetarëve që thonë, c’vlerë kanë shërbimet me shpejtësi në eAlbania dhe të rrimë në radhë në bankë. Cdo pagesë për një shërbim online, banka e njeh ditën e nesërme, në rastin më të mirë.  

Nëse sistemi bankar ka qenë ndër pionerët e zhvillimit në këtë aspekt jeni si fermerët por me ndryshimin që ju jeni banka dhe fermerët punëtorë të tokës.

Nuk ndodh të pranojmë t’iu rritet cmimi i biletës qytetarëve për shkakun tuaj. Duhet të bashkoheni me revolucionin dixhital duke bërë secili pjesën e vet. Është shokuese që panorama e sotme është kjo që është ne kemi kursyen me laps në dorë 7.1 mln euro për të marrë një cope letër, dhe cfarë ishin deri dje certifikata, dëshmia e penalitetit, apo dokumente të tjera me lekë, sot janë eleminuar dhe është moment që bashkarisht të ngrini grupin e punës, dhe duhet që të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumente që jeta e qytetarëve të lehtësohet maksimalisht, dhe mbetet ai stresi që kur ulen për kredi, dhimbjet janë si të lindjes në maternitet, thonë se unë s’e kam bërë ndonjëherë.“- tha Rama.

 

Top Channel