Identifikohen turistët polakë që humbën jetën në Shkodër, 27-vjeçari në komisariat

06/05/2022 12:58

Dy turistët polakë, burrë e grua, 45 dhe 42 vjec janë viktimat e aksidentit në Shkodër. Burime zyrtare të policisë thanë se ata u përplasën me një makinë, teksa udhëtonin me motor, përplasja e cila rezultoi fatale për ciftin e turistëve.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë,  në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Waldemar MakoWski, 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja Marta MakoWska,., 42 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel